Ballina Bota

EGJIPT – Rihapen xhamitë si pjesë e lehtësimit të masave

KAJRO, 27 qershor /ATSH-DPA/ – Egjipti rihapi sot xhamitë, pas një mbylljeje tremujore si pasojë e lehtësimit të kufizimeve nga shpërthimi i koronavirusit.

Qeveria lejoi lutjet e përditshme në xhami midis masave paraprake shëndetësore, por ka pezulluar lutjet e së premtes për myslimanët dhe meshën e së dielës për pakicën e krishterë të vendit.

Mediet egjiptiane treguan imazhe të adhuruesve myslimanë brenda xhamive lokale, duke përdorur qilima personale lutjesh dhe duke respektuar distancimin social.

Gjithashtu autoritetet kanë lejuar rihapjen e pjesshme të bizneseve në përpjekje për të zbutur ndikimin ekonomik nga virusi./ /sara/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Social Crafting Garage Saranda”/ Biznesi social për gratë e vajzat, viktima të dhunës në familje në Sarandë
Artikulli tjetërTURKMENISTAN – Raportohet fshehje e përhapjes së koronavirusit