Ballina Flash

SOFT NEWS – Mos e përdor celularin kur ecën sepse… gjobitesh!

JAMATO, 26 qershor /ATSH-AA/ – Në qytetin Yamato në juglindje të Japonisë ndalohet përdorimi i celularit gjatë ecjes.

Këshilli i qytetit nëpërmjet një rregulloreje vendosi ndalimin e përdorimit të telefonit celular gjatë ecjes në qytetin Yamato, në rajonin Kanagawa, dhe gjobitjen në rast të kundërt.

Studimi publik, i kryer në dy pjesë të qytetit në muajin janar, zbuloi se 12% e këmbësorëve kishin përdorur telefonin gjatë ecjes.

Pas studimit u vendos miratimi i rregullores që u paraqit në këshillin e qytetit.

Sipas vendimit këmbësorët mund të përdorin telefonat e tyre në lokacione të tilla publike si parqet.

Procedura ndëshkimore për ata që nuk do të zbatojnë këtë vendim, hyn në fuqi më 1 korrik./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKLP miraton caktimin e përkohshëm të 6 prokurorëve
Artikulli tjetërGREQI – Për masat mbrojtëse antiCOVID-19 do t’ju njoftojë një… robot!