Ballina Flash

AUSTRI – Robot për dorëzimin e diplomave në shkollë

VJENË, 26 qershor /ATSH-DPA/ – Një shkollë e mesme në Austri zhvilloi një ceremoni diplomimi me ndihmën e teknologjisë, pavarësisht shqetësimeve të koronavirusit, njoftoi transmetuesi publik ORF.

Një krah robotik shpërndau diplomat për të diplomuarit në një shkollë në qytetin jugor Kaindorf.

Studentët që po specializohen në inxhinieri dhe teknologji informacioni, programuan krahun robotik me qëllim garantimin e distancës fizike, sipas drejtorit të shkollës, Guenter Schweigler.

“Megjithë përpjekjet për të frenuar virusin, nuk donim t’i privonim studentët nga emocionet e një ceremonie zyrtare”, shtoi Schweigler./ /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Rakuten Viber ndërpret marrëdhëniet zyrtare me FB
Artikulli tjetërNë tetëshen e finalistëve të çmimit ndërkombëtar “Hermann Gmeiner 2020″/ Spiropali: Alfred Muharremi, shembull i forcës jetësore