SHBA – Rakuten Viber ndërpret marrëdhëniet zyrtare me FB

NJU JORK, 26 qershor /ATSH-MIA/ – Kompania “Rakuten Viber” njoftoi se do të ndërpresë  të gjitha marrëdhëniet zyrtare me Facebook.

Drejtori ekzekutiv kryesor i Viber, Xhamel Agaua deklaroi se ”Facebook vazhdon ta interpretojë  rolin e kompanisë së tij në mënyrë të gabuar në botën bashkëkohore”.

Aktivitetet e Viber me Facebook do të përfundojnë  në fillim të korrikut 2020,  ndërsa hapësira  për reklamimin e Facebook do të shmanget./ /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.