Ballina Bota

MV – Rihapen aeroportet

SHKUP, 25 qershor /ATSH-MIA/ – Më 1 korrik do të hapet plotësisht qarkullimi në të dy aeroportet e vendit, ndërsa aktualisht po përpilohen protokollet për punën e tyre, konfirmoi ministri i Transportit, Goran Sugareski.

“Vendimi i qeverisë është marrë dhe aeroportet do të hapen më 1 korrik. Sipas protokolleve nga TAV dhe komisioni për sëmundje infektive, do të vendoset saktësisht lidhur me sjelljen e personave që duan të udhëtojnë në Maqedoninë e Veriut dhe natyrisht jashtë vendit”, deklaroi Sugareski.

Ai paralajmëroi se këto ditë së bashku me ministrin e Shëndetësisë planifikon të vizitojë aeroportin, ku, TAV dhe komisioni për sëmundje infektive do të shpjegojnë se si do të procedohet.

Aeroportet u mbyllën më 16 mars të këtij viti, sii pasojë e COVID-19. Që atëherë kanë operuar vetëm fluturimet shtetërore, ushtarake dhe humanitare, mjekësore, sanitare dhe kargot./ /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë/ 106 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Klinikën  Infektive, 7 në gjendje të rëndë
Artikulli tjetërProtokollet antiCovid/ Pezullohet një fasoneri dhe gjobiten 2 biznese