Ballina Bota

KAJRO – Egjipti rihap vendet e kultit 

KAJRO, 23 qershor /ATSH-DPA/- Egjipti njoftoi sot se do të rihapë xhamitë, kishat, por edhe restorantet dhe kafenetë, duke filluar nga e shtuna, ndërsa vend lehtëson më tej kufizimet e tij të pjesshme për shkak të koronavirusit.

“Xhamitë dhe kishat do të rihapen për lutjet e përditshme, megjithatë lutjet e mëdha myslimane të së premtes dhe meshat e krishtera të së dielës duhet të presin ende”, tha kryeministri, Mostafa Madbouli, në një konferencë për shtyp.

Kafenetë dhe restorantet do të lejohen të rihapen me vetëm 25 % të kapacitetit të klientëve dhe do të qëndrojnë të hapura deri në ora 22:00, ndërsa dyqanet e tjera tregtare do të mbyllen në 21:00.

Kryeministri sqaroi, gjithashtu, se parqet publike dhe plazhet do të qëndrojnë të mbyllura për të parandaluar grumbullimet.

Egjipti, vendi më i populluar në botë arabe, ka raportuar rreth 57 000 infektime dhe 2 278 vdekje të lidhura me COVID-19./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjirokastër, masa për mbrojtjen e pyjeve dhe zonave të mbrojtura nga zjarri
Artikulli tjetërMinistria e Shëndetësisë: Ndërron jetë pacienti 65-vjeçar me COVID-19, kishte sëmundje bashkëshoqëruese