Ballina Bota

BM – Johnson shpall lehtësimin e masave kundër COVID-19

LONDËR, 23 qershor /ATSH-DPA/ – Kryeministri britanik, Boris Johnson pritet të njoftojë sot një lehtësim të mëtejshëm të masave të izolimit si pasojë e koronavirusit duke lejuar hapjen e klubeve dhe restoranteve nga 4 korriku.

”Masa gjithashtu do të lejojë hapjen e kinemave dhe muzeve si dhe do të rishikohet rregulli i distancës prej dy metrash”, njoftuan mediet britanike.

Johnson mori dje pjesë në një takim me komitetin e qeverisë për strategji të COVID-19, ku u diskutua për ndryshime.

“Por, sa më shumë të hapemi, aq më e rëndësishme është që të gjithë ndjekin udhëzimet për distancimin social. Nuk do të hezitojmë t’i kthejmë përsëri këto hapa, nëse është e nevojshme për të ndaluar virusin”, sipas një burimi nga Downing Street.

Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock deklaroi të hënën se virusi ishte duke u zmbrapsur./ /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Pandemia frenon rritjen e pagave
Artikulli tjetërAplikimi në e-Albania për sezonin turistik/ Certifikata e përdorimit të stacionit të plazhit me kosto zero