Ballina Bota

ITALI – Arrestohen 11 anëtarë të dyshuar të “Ndrangheta”-s

ROMË, 18 qershor /ATSH-DPA/ – Policia italiane njoftoi se kishte arrestuar 11 persona, me dyshimin si anëtarë të grupit mafioz “Ndrangheta”.

Sipas karabinierëve, të dyshuarit u kapën në Kalabri, ”shtëpia” e rajonit jugor të “Ndrangheta”-s, si dhe në zonën e Firences dhe në pjesë të tjera të Italisë.

Përtej 11 të arrestuarve, u dha urdhër-ndalimi edhe për shtatë persona, ndërkohë që më shumë se 60 të tjerë janë nën hetim.

Thuhet se të dyshuarit drejtonin një kartel droge të “Ndrangheta”-s që furnizohej me  kokainë nga Brazili.

“Ndrangheta” e ka origjinën nga Kalabria, por është zgjeruar globalisht.

Besohet të jetë rrjeti më i fuqishëm i krimit të organizuar në botë dhe kontrabandistja kryesore e kokainës në Europë./ /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Nis asfaltimi i bypass-it të Shkodrës, projekt i rëndësishëm për infrastrukturën dhe transportin
Artikulli tjetërReforma Zgjedhore/Opozita kërkon gjithçka dhe nuk lë gjë pa thënë