TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Enti Rregullator i Energjisë licencoi shoqërinë “PowerComm” shpk në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike, për një afat 5-vjeçar.
Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi i ERE-s.
“Aplikimi i shoqërisë “PowerComm” sh.p.k plotëson tërësisht kërkesat e parashikuara nga ERE në “Rregulloren për procedurat dhe afatet për dhënie, modifikim, transferim, rinovim ose heqjen e licencave në sektorin e energjisë elektrike”, thuhet në vendimin e ERE-s.
Shoqëria “PowerComm” sh.p.k., është regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), në datën 1.3.2018 me statusin e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar. /a,gjonaj//a.a/r.e/