ANKARA, 16 qershor /ATSH-AA/ – Policia arrestoi të paktën 100 persona për lidhje të dyshuara me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas përpjekjes për grusht shtetit në Turqi, në vitin 2016, bëri të ditur një burim sigurie.
”Të dyshuarit akuzohen se kanë mbajtur kontakte me imamë të fshehtë, anëtarë të lartë të FETO-s, me anë të telefonit”, tha burimi.
Të dyshuarit, përfshirë pjesëtarë në detyrë aktive në Forcat e Armatosura Turke, u arrestuan në një operacion policie me qendër në Izmir, të zhvilluar në 56 provinca.
Kërkimet për të dyshuarit e mbetur kanë vazhduar nga drejtoria lokale e sigurisë dhe ekipet e xhandarmërisë në provincën e Egjeut, Izmir./ /os/












