BUDAPEST, 16 qershor /ATSH-AFP/ – Hungaria do t’i japë fund gjendjes së jashtëzakonshme të vendosur për të luftuar kundër epidemisë së koronavirusit, gjë që i ka mundësuar kryeministrit, Viktor Orban të qeverisë me dekrete për më shumë se dy muaj duke ngjallur kritika të ashpra ndërkombëtare.
Legjislacioni i miratuar më 30 mars i kishte dhënë pushtete pothuajse të plota drejtuesit nacionalist, për një kohë të pacaktuar, kohën që konsiderohej e nevojshme për të luftuar epideminë e koronavirusit të ri.
Deputetët janë thirrur sot për të miratuar fundin e gjendjes së jashtëzakonshme duke filluar nga 20 qershori.
Me tekstin e 30 marsit, Budapesti u përball me zemërimin e opozitës hungareze dhe kritikat e shumë zyrtarëve europianë, të cilët akuzuan Orban se përfitoi nga kriza për të çimentuar kontrollin e tij dhe dha goditje tjetër në demokracinë tashmë të abuzuar në këtë vend të BE-së./ /ec/












