ITALI – Sassoli: BE besimplotë, tashmë duhen reforma

ROMË, 13 qershor /ATSH-ANSA/ – Qeveritë kombëtare është e rëndësishme të përqendrohen në strategjitë për konkretizimin e mjeteve që Bashkimi Europian ka vënë në dispozicion ose synon të zhvillojë, theksoi sot presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli.

“Tashmë qeveritë duhet të kenë një përgjegjësi më të madhe për të demonstruar aftësitë e tyre programuese”, shtoi ai.

“Për shumë vende, kjo nënkupton fillimin e reformave për të përdorur burimet”, deklaroi presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.