RIGA, 11 qershor /ATSH-DPA/ – Parlamenti letonez miratoi një reformë të ndarjes administrative duke ulur numrin e zonave të qeverisjes vendore nga 119 në 42.
Parlamenti miratoi reformën e diskutueshme me votat e aleancës qeverisëse të pesë partive.
Riklasifikimi administrativ dhe territorial i qyteteve në vendin balltik të BE-së do të hyjë në fuqi më 1 korrik 2021.
Reforma e diskutueshme është një nga prioritetet e qeverisë së kryeministrit, Krisjanis Karins.
Përkrahësit e tij argumentojnë se reforma do të çojë në një sistem më efikas dhe racional të qeverisjes vendore./ /sara/






















