ATHINË, 11 qershor /ATSH-AFP/- Greqia duhet të marrë masa urgjente dhe të miratojë politika afatgjata për të përmirësuar pranimin dhe integrimin e migrantëve, bëri thirrje sot komisionerja e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatovic.
“Autoritetet greke duhet të merren urgjentisht me kushtet e pasigurta higjienike, shqetësimin psikologjik, që kërcënojnë shëndetin e azilkërkuesve dhe migrantëve në ishuj”, tha ajo.
Në kampet e regjistrimit dhe pritjes, të vendosura në pesë ishuj në detin Egje, përfshirë Lesbosin, jetojnë gjithsej 31 000 persona në një vend për 6 000.
Legjislacioni i ri grek për azilin, në fuqi që nga 1 qershori, e ka shkurtuar periudhën gjatë së cilës azilkërkuesit mund të qëndrojnë në banesat e financuara nga BE-ja nga gjashtë muaj në një muaj.
Sipas Ministrisë greke të Migracionit, më shumë se 11 200 refugjatë duhet të largohen nga këto banesa./ /ervo/























