Ballina Flash

FUTBOLL – KNVB: Në Amsterdam do të luhen ndeshjet e EURO 2O2O

AMSTERDAM, 10 qershor /ATSH-DPA/ – Amsterdami do të mbetet vendi ku do të zhvillohet Euro 2020, njoftoi Federata Holandeze e Futbollit (KNVB).

Gijs de Jong, drejtori i turneut në Holandë, tha se të gjithë, duke përfshirë edhe qeverinë holandeze, autoritetet e qytetit dhe të stadiumit “Johan Cruyff Arena” kanë rënë dakord për organizimin e ndeshjeve në vitin 2021.

Euro 2020 do të zhvillohet në 11 qershor deri në 11 korrik 2021.

Organi drejtues europian i futbollit, UEFA shpreson të ruajë të 12 qytetet pritëse fillestare, por do të vazhdojë me më pak nëse do të jetë e nevojshme.

Mynihu dhe Glasgou janë ndër ata që kanë konfirmuar se do të vazhdojnë ndërsa ekziston dyshimi për statusin e Bilbaos./ /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha me Shoqatën e Investitorëve të Huaj: Politika transparente dhe afatgjata për taksat
Artikulli tjetër21 vjet nga ndalja e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe