Ballina Flash

BERLIN – Gjermania synon lidershipin botëror për hidrogjenin

BERLIN, 10 qershor /ATSH-AFP/ – Gjermania synon të bëhet furnizuesi dhe prodhuesi numër një i hidrogjenit, falë një plani prej nëntë miliardë eurosh për të mbështetur këtë teknologji, për të dekarbonizuar industrinë e saj dhe për të ringritur ekonominë, pas pandemisë nga COVID- 19.

“Për arsye të konkurrencës dhe veçanërisht për të arritur objektivat e saj klimatikë, Gjermania dëshiron të bëhet numri një në çështjen e hidrogjenit”, theksoi ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier, në një konferencë shtypi, pas miratimit të këtij programi në Këshillin e Ministrave./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL- Stoltenberg: Botë më e pasigurt, më shumë shpenzime ushtarake
Artikulli tjetërPërfundon projekti për rehabilitimin e Spitalit të Krujës/ Kapacitet 90 shtretër dhe të gjitha shërbimet e munguara