Ballina Flash

STUDIM – Më pak ngarkesë virale te tamponët, ndoshta meritë e maskave

MILANO, 9 qershor /ATSH-ANSA/ – Ekzistojnë më pak gjurmë të virusit në tampona dhe një nga shpjegimet më të mundshme mund të jetë në përdorimin më të përhapur të maskave, deklaroi virologu Francesco Broccolo, i universitetit të Milanos ”Bicocca”.

“Pas përdorimit masiv të maskave, është e qartë se infeksionet ndodhin me doza infektive më të ulëta se në janar dhe shkurt, kur përdorimi i maskave mbrojtëse nuk ishte ende i përhapur”, shtoi ai.

“Ashpërsia e sëmundjes varet nga doza infektive: nëse ka më pak ngarkesë virale, simptomat janë më të ulëta. Për këtë çështje nuk ka ende të dhëna zyrtare, megjithëse dëshmitë klinike tregojnë se ka më pak raste serioze dhe më pak raste urgjente, më pak shtrime në spital në dhomën e urgjencës dhe më pak në njësitë e kujdesit intensiv, por mbi këtë bazë nuk mund të thuhet se virusi nuk ekziston më, as që është dobësuar apo përshtatur me njeriun”, theksoi virologu.

”Nuk ka asnjë vërtetim shkencor që thotë se virusi ka ndryshuar ose ka pësuar një mutacion që justifikon dobësimin e tij”, theksoi Broccolo.

Eksperti vëren se “nëse ngarkesa virale në tampon është më e ulët, është më e vështirë të izolohet virusi, por kjo nuk do të thotë se virusi ka ndryshuar’’.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPOLONI – Rojat kufitare sekuestrojnë 3 tonë kokainë
Artikulli tjetër“Çelja e negociatave fitore kombëtare”/ Kuvendi nuk do të lejojë cënimin dhe ngadalësimin e Reformës në Drejtësi