Ballina Bota

ZVICËR – Këshilli Kombëtar miraton aplikacionin e gjurmimit të COVID-19

GJENEVË, 8 qershor /ATSH-AFP/- Deputetët zviceranë miratuan masivisht sot përdorimin e një aplikacioni për të gjurmuar personat potencialisht të infektuar nga koronavirusi i ri, në përpjekje për të parandaluar një valë të dytë të pandemisë së COVID-19.

Këshilli Kombëtar, Dhoma e Ulët e Parlamentit zviceran, e miratoi një projekt të tillë me 156 vota pro dhe 22 kundër.

Aplikacioni smartphone përdor teknologjinë Bluetooth për të gjurmuar kontaktet që mund të ketë patur një person i testuar pozitiv për SARS-CoV-2.

Përdorimi i aplikacionit është vullnetar dhe informacioni nuk ruhet.

Në Zvicër, deri më tani, janë regjistruar 30 900 raste infektimi dhe rreth 1 600 viktima nga COVID-19./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – “Google Maps” me informacione shtesë për COVID-19
Artikulli tjetërFRANCË – Përzgjedhja e parë e “Goncourt” shtyhet më 15 shtator