Ballina Bota

UASHINGTON – NBER: SHBA është në një recesion

UASHINGTON, 8 qershor /ATSH-DPA/ – SHBA-ja është zyrtarisht në një recesion, me aktivitetin ekonomik që arriti kulmin në shkurt, tha sot Byroja Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike, NBER, për shkak se koronavirusi çoi drejt një rënieje të papritur dhe të thellë.

“Kulmi shënon fundin e zgjerimit, që nisi në qershor 2009 dhe fillimin e një recesioni”, tha NBER.

“Zgjerimi ekonomik ishte më i gjati në historinë e SHBA-së, që nga viti 1854”, shtoi organizata.

NBER është një organizatë private, por ajo shihet gjerësisht si hartuesja kryesore e cikleve të veprimtarisë së biznesit në vend dhe përcakton zyrtarisht rëniet.

Përsa i përket aktivitetit tremujor, NBER tha se ekonomia arriti kulmin në tre muajt e fundit të vitit 2019.

Komiteti bëri të ditur se madhësia e paparë e rënies së punësimit dhe prodhimit, si edhe shtrirja e saj e gjerë në të gjithë ekonominë, garanton përcaktimin e këtij episodi si një recesion, edhe pse rezulton të jetë më i shkurtër se kontraktimet e mëparshme./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCakaj bisedë telefonike me ministren González Laya: Spanja mbështet Shqipërinë në rrugën drejt BE
Artikulli tjetërReforma Zgjedhore, Wadephul: Vazhdoni me këtë frymë konstruktive që të arrihen strandardet për në BE