UASHINGTON, 8 qershor /ATSH-AFP/ – Koranavirusi ka shkaktuar vdekjen e 691 personave gjatë 24 orëve të fundit në SHBA, sipas një bilanci të universitetit ”Johns Hopkins”.
Kjo shifër e çon në 110 482 numrin total të viktimave nga COVID-19 në SHBA, ku janë regjistruar edhe 1 938 842 raste.
Këto dy shifra janë më të lartat në botë.
Në pikun e krizës, në mes të muajit prill, SHBA-ja regjistroi rreth 3 000 të vdekur në ditë.
Tashmë kjo shifër është ulur në rreth 1 000 dhe 20 000 të kontaminuar në ditë.
Presidenti amerikan Trump theksoi të premten se SHBA-ja e kishte kapërcyer krizën dhe u kërkoi guvernatorëve të lehtësonin kufizimet lidhur me luftën kundër epidemisë./ /ec/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.





















