Ballina Flash

Kulla e njohur e Gallatës shndërrohet në muze

STAMBOLL, 8 qershor /ATSH-ANSA/ – Kulla e famshme e Gallatës, një nga monumentet më të rëndësishme të Stambollit, do të shndërrohet zyrtarisht në një muze, çka do të sjellë largimin e zyrave dhe restoranteve aktualisht të pranishme.

Ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy theksoi se puna do të fillojë në fund të muajit dhe në javët në vijim do të eliminohen aktivitetet që janë të papajtueshmëri me thelbin e kësaj kulle.

Riorganizimi vjen pasi në muajit e  fundit dikasteri mori nën kontroll monumentin e ndërtuar për qëllime mbrojtëse në shekullin XIV nga gjenovezët, të cilët në atë periudhë kontrollonin koloninë e Gallatës.

Kulla Galata do të jetë e hapur për publikun nga 15 shtatori. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdihma financiare mbajti në këmbë strukturat, Denaj: Solidarizim me bizneset e hoteleri-turizmit, të konsumojmë “Made in Albania”
Artikulli tjetërMOSKË – Rusia njofton rihapje të pjesshme të kufijve