INSTAT: Inflacioni shënoi 2,1% në maj

TIRANË, 8 qershor/ATSH/ Inflacioni, që mat ndryshimin vjetor të çmimit të mallrave, llogaritet 2,1% gjatë muajit maj.

INSTAT publikoi sot Indeksin e Çmimeve të Konsumit sipas të cilit, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin maj 2020 është 2,1%. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,5%.

Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin maj 2020, krahasuar me prill 2020 është -0,8%.

Sipas INSTAT, krahasuar me muajin maj 2019, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,9%, pasuar nga grupet “argëtim dhe kulturë” me 2,7%,

Nga ana tjetër, referuar të dhënave të INSTAT, çmimet e grupit “transporti” u ulën me 3,7%.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e frutave u rritën me 23,7%, pasuar nga nëngrupet e zarzavateve, përfshirë patatet, me 6,6%.

Krahasuar me muajin prill 2020, çmimet e grupit “ushqime dhe pije joalkoolike” u ulën me 2,1%.

/a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.