TIRANË, 7 qershor/ATSH/ Gratë menaxhojnë 25,4% të ndërmarrjeve aktive gjithsej, krahasuar me 25,7% gjatë vitit 2018.
Sipas raportit të publikuar së fundmi nga Instituti i Statistikave (INSTAT), “Regjistri i ndërmarrjeve 2019”, qarku i Tiranës ka edhe përqendrimin më të madh të ndërmarrjeve të drejtuara nga gratë, me 32,4%.
Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT, ndërmarrjet e drejtuara nga gratë janë kryesisht ndërmarrje me 1- 4 të punësuar, të cilat zënë 90,5% të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve të drejtuara nga gratë.
“Në ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar, gratë drejtojnë 20,3% të ndërmarrjeve”, thuhet në raportin e INSTAT-it./a.gjonaj/j.p/












