Ballina Bota

SHBA – Biden: Politika konkrete kundër racizmit

UASHINGTON, 7 qershor /ATSH-DPA/ – Joe Biden, ish-zëvendëspresidenti demokrat, i cili do të garojë kundër presidentit aktual, republikanit Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme të këtij nëntori, premtoi se do të bënte politika konkrete kundër racizmit, pas vrasjes së afro-amerikanit, George Floyd.

Floyd, 46 vjeç, u vra muajin e kaluar nga një oficer policie në Minneapolis.

Katër oficerë janë arrestuar, ku njëri prej tyre përballet me akuza për vrasje dhe të tjerët me akuza për ndihmë ndaj këtij të fundit.

Në një artikull të “Los Angeles Times”, Biden foli lidhur me nevojën për politika konkrete për të luftuar racizmin.

“Nëse zgjidhem president, do të jem i përkushtuar të krijoj një komision mbikëqyrës kombëtar të policisë brenda 100 ditëve nga marrja e detyrës”, premtoi ish-zëvendëspresidenti.

”Duhen politika konkrete kundër racizmit”, theksoi ai./ /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO-Pogradec/ Instalacionet me lojërat e fëmijëve, kënd i ri kreativ për pushuesit
Artikulli tjetërLleshaj në Vaun e Dejës: Ruajtja e objekteve publike nga kompania shtetërore, rritje e besueshmërisë dhe ulje e kostos së shërbimit