Ballina Flash

Michael Jordan dhuron 100 milionë dollarë për luftën kundër racizmit

ANKARA, 6 qershor /ATSH-AA/ – Legjenda amerikane e basketbollit, Michael Jordan, së bashku me markën “Jordan” që shet produkte me logon e tij, do të dhurojnë 100 milionë dollarë për dhjetë vitet e ardhshme në luftën kundër racizmit dhe padrejtësive sociale.

Zotimi nga kampioni i NBA-së Jordan dhe marka me emrin e tij vjen teksa në SHBA vazhdojnë protestat kundër vrasjes së afroamerikanit, George Floyd.

“Jeta e njerëzve me ngjyrë ka vlerë. Kjo nuk është një deklaratë që synon të nxisë debat. Ne do të mbrojmë dhe përmirësojmë jetesën e njerëzve me ngjyrë derisa racizmi i rrënjosur, që ka shkaktuar dëme në institucionet e vendit tonë, të zhduket përgjithmonë. Njoftojmë se Michael Jordan dhe marka “Jordan” do të dhurojnë 100 milionë dollarë brenda dhjetë viteve për institucionet që punojnë në luftën kundër racizmit, drejtësisë sociale dhe aksesit në arsim”, thuhet në një deklaratë të markës Jordan në rrjetet sociale./ /sara/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLajçak reagon për heqjen e reciprocitetit: Hap drejt rinisjes së dialogut
Artikulli tjetërITALI – Një 108-vjeçare shërohet nga COVID-19