Ballina Bota

KORE E JUGUT – Plan 26 miliardë eurosh për rimëkëmbjen ekonomike

SEUL, 3 qershor /ATSH-AFP/ – Qeveria koreano-jugore njoftoi sot një plan rimëkëmbjeje të pazakontë prej 26 miliardë eurosh për të mbështetur ekonominë e goditur nga epidemia e koronavirusit të ri.

Ekonomia koreano-jugore është tkurrur me 1,3% nga janari në mars, rënia më e madhe tremujore që prej krizës financiare të vitit 2008.

Ky plan me një vlerë prej 35 300 miliardë uon (26 miliardë euro), është i treti i njoftuar nga qeveria e Moon Jae-in për t’iu përgjigjur krizës së lidhur me koronavirusin.

Sipas të gjitha gjasave, ky plan do të miratohet nga Parlamenti, ku partia Demokratike e Moon disponon mazhorancën absolute.

Plani parashikon krijimin e 550 000 vende pune, si dhe krijimin e një fondi urgjence, i destinuar për kompanitë e goditura nga kriza.

Ky plan do të financohet më shumë se dy të tretën nga shteti, sipas Ministrisë së Financave, ndërkohë që pjesa tjetër do të mbulohet nga shpenzimet publike./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSIDNEJ – Australia në recesion pas 29 vitesh
Artikulli tjetërINDI – Modi pranon ftesën e Trump për samitin e G7-s