Parashikimi i motit, e martë 2 qershor 2020

TIRANE, 2 qershor /ATSH/ -Moti për ditën e sotme parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu të përkohshme të karakterit lokal me intensitet të ulët. Në mesditë përgjatë relieveve malore në veri e lindje, reshje në formë shtrëngatash me rrufe.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim mesatare dhe në bregdet fiton shpejtësi. Deti parashikohet i forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:                

 QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 13/24 shi diell
Kukës 10/20 shi diell rrufe
Lezhë 14/24 shi diell
Dibër 7/16 shi diell rrufe
Durrës 15/23 re diell
Tiranë 14/24 re diell
Elbasan 13/22 re diell
Berat 10/24 re diell
Vlorë 13/23 re diell
Korçë 8/18 re diell
Gjirokastër 11/22 re diell
Sarandë 14/22 re diell

                            

/e.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.