Ballina Bota

RUSI – Putin: Referendumi për reformën e kushtetutës më 1 korrik 

MOSKË, 1 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi sot se një referendum për të miratuar reformën kushtetuese do të zhvillohet më 1 korrik.

“Ne do të organizojmë votim kombëtar për miratimin e rishikimeve të Kushtetutës më 1 korrik 2020”, tha ai, pas një takimi në videokonferencë mbi këtë çeshtje.

Kjo reformë, në veçanti, do t’i japë atij të drejtën për të patur dy mandate shtesë nga viti 2024.

Referendumi ishin planifikuar fillimisht në prill, por u shty për shkak të epidemisë së koronavirusit të ri./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDëmshpërblim për riparimin e dëmeve nga tërmeti/ Në Shijak përfitojnë grante 1173 familje
Artikulli tjetërRihapen kopshtet dhe çerdhet në Dibër/ Dhurata për fëmijët e qendrës komunitare