BM – Khan i kërkon Johnsonit shtyrjen e tranzicionit postBrexit

LONDËR, 1 qershor /ATSH-DPA/ – Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan i kërkoi qeverisë së kryeministrit Boris Johnson të zgjasë periudhën e tranzicionit për Britaninë e Madhe për të negociuar marrëveshjet pas Brexitit me Bashkimin Europian.

Khan i ka kërkuar kreut të kabinetit të Johnsonit dhe shefit të Brexit, Michael Gove që “të lënë mënjanë ideologjinë politike” dhe të zgjasin negociatat me Brukselin, të cilat pritet të rifillojnë të martën.

“Gjëja e fundit që nuk i duhet vendit tonë ndërsa përpiqemi të gjejmë një rrugëdalje nga kjo pandemi është kaosi dhe pasiguria”, theksoi Khan.

“Unë i kërkova qeverisë që të linte mënjanë ideologjinë politike dhe të ndiqte rrugën pragmatike për të kërkuar një zgjatje të negociatave të Brexit’’, shtoi ai./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.