Ballina Bota

ARABI SAUDITE – Lehtësohen më tej kufizimet kundër koronavirusit

RIAD, 26 maj /ATSH-DPA/ – Arabia Saudite do të lehtësojë gradualisht kufizimet dhe do të rihapë xhamitë, përveçse asaj në qytetin e shenjtë të Mekës, pas heqjes së masave të vendosura para më shumë se dy muajve për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

”Mbretëria do të shkurtojë oraret e shtetrrethimit, do të lejojë qytetarët të kthehen në punë dhe do të rifillojë fluturimet e brendshme”, njoftoi Ministria e Brendshme saudite.

Shtetrrethimi 24 orësh në mbarë vendin, i zbatuar këtë javë gjatë Fitër Bajramit, një nga dy festat kryesore të Islamit, do të shkurtohet duke filluar nga e enjtja.

Të premten do të lejohen faljet në xhami dhe punonjësit publikë dhe privatë do të mund të kthehen në punë.

Gjithashtu do të hiqet ndalimi i udhëtimit midis qyteteve për automjetet private dhe do të rihapen më shumë biznese, duke përfshirë qendrat tregtare, kafenetë dhe restorantet./ /sara/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/Berat, restaurohet banesa e familjes Bullari monument kulture kategoria e parë
Artikulli tjetërLONDËR – ”EasyJet” rinis fluturimet drejt Ballkanit