PARIS, 23 maj /ATSH-ANSA/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi mbajtjen e një samiti ndërkombëtar për klimën në janar të vitit 2021 në Marsejë, me rastin e Kongresit Botëror të Natyrës, i cili duhej të ishte mbajtur nga 11-19 qershor 2020, por u shty për shkak të luftës kundër koronavirusit.
“Mbrojtja e ekosistemeve ndihmon në parandalimin dhe shfaqjen e epidemive si ajo e Covid-19. Për mobilizimin në favor të biodiversitetit, Franca do të organizojë një samit më 11 janar 2021, me rastin e Kongresit Botëror të Natyrës UICN ”, shkruan Macron në Twitter.
Samiti i pare i planetit u mbajt në Boulogne-Billancourt, në periferi të Parisit, në 2017, me 4 000 pjesëmarrës dhe liderë të shumtë ndërkombëtarë, ndërsa i dyti edicioni u mbajt në Nju Jork, në 2018 dhe një i tret[ në 2019 në Nairobi./ /os/












