ATHINË – Greqia zgjat bllokimin në kampet e migrantëve

ATHINË, 22 maj /ATSH-ANSA/ – Greqia ka zgjatur bllokimin deri më 7 qershor, si në ishuj ashtu edhe në pjesën kontinentale të saj, të vendosur më 17 mars për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në kampet e mbipopulluara të migrantëve, njoftoi Ministria greke për Emigracionin.

Deri më tani, mes 168 vdekjeve Covid-19 të regjistruara në Greqi, nuk janë  raportuar vdekje tek autoritetet në kampet e migrantëve, kryesisht në ishujt e Egjeut.

Vetëm dy migrantë në ishullin e Lesbosit kanë rezultuar pozitiv në fillim të majit dhe janë karantinuar.

Më shumë se 33 000 azilkërkues jetojnë në pesë kampe të ishujt e Egjeut dhe rreth 70 000 të tjerë në strukturat e tjera në territorin grek./  /os/ a.jor.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.