Ballina Flash

SHËNDETËSI – Vetëm 1% e danezëve kanë antikorpe

KOPENHAGË, 21 maj /ATSH-AFP/ – Një studim tregon se vetëm 1% e danezëve kanë qenë në kontakt me koronavirusin, gjë që nënkupton se potenciali për një rishfaqje të epidemisë ekziston, njoftoi sot një agjenci në varësi të Ministrisë daneze të Shëndetësisë.

Studimi u publikua nga SSI, një agjenci në varësi të Ministrisë daneze të Shëndetësisë dhe e ngarkuar me mbikëqyrjen e sëmundjeve epidemike.

Publikimi i këtij studimi ndodhi ditën kur parlamentarët danezë ranë dakord për një fazë tjetër të lehtësimit të kufizimeve në vend.

“Në 2 500 danezë, të zgjedhur rastësisht për studimin, 1 701 kanë pranuar të testohen për të parë praninë e antikorpeve të virusit COVID-19”, theksoi  SSI.

Vetëm 12 janë testuar pozitivë, që korrespondon me një nivel prej 1,1%.

“Në nivel kolektiv ne nuk kemi rezistencë dhe kjo do të thotë se ekziston një potencial për një rishfaqje të epidemisë”, deklaroi profesor Jens Lundgren, specialist i sëmundjeve infektive në Rigshospitalet, një prej spitaleve kryesore në Danemark.

Më 15 prill, vendi filloi rihapjen e kopshteve dhe rifillimin e mësimit në shkolat fillore, me vendosjen e masave strikte të distancimit dhe higjienës./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDëshmia frymëzuese e profesor Dhimitër Krajës: E ndjeva për detyrë të bashkohesha me stafin, kujdesi ndaj COVID-19 të jetë i vazhdueshëm
Artikulli tjetërMJEKËSI – Matematika ndihmon në riparimin e zemrës së sëmurë