Ballina Bota

LETONI – Qeveria lehtëson më tej masat kundër COVID-19

RIGA, 21 maj ATSH-DPA/ – Më 1 qershor, në Letoni do të nisë lehtësimi i masave kufizuese kundër koronavirusit dhe qytetarët mund të fillojnë të nisin aktivitetet edukuese, sportive dhe krijuese, deklaroi sot kryeministri, Krisjanis Karins.

“Për shembull, provime të caktuara shtetërore do të lejohen të zhvillohen në mënyrë të drejtpërdrejtë, për aq kohë sa ndiqen rregullat për distancimin shoqëror”, tha ai pas një mbledhjeje të kabinetit.

Atletët profesionistë dhe anëtarët e ekipit të Lojërave Olimpike të vendit, gjithashtu, do të lejohen që të nisin stërvitjen në grupe, me përjashtim të arteve marciale.

Ndër masat lehtësuese është edhe rihapja e kampeve verore për fëmijë. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRriten me 28.29% blerjet me kartë bankare në njësitë tregtare
Artikulli tjetërSkema Kombëtare e mbështetjes për bujqësinë/ Aplikimet nisin në 29 maj