Laprakë/ Hapet zyra e re e shërbimit të Kujdesit ndaj Klientit

TIRANË, 21 maj/ATSH/ Tjetër ambient shërbimi i Kujdesit ndaj Klientit i shtohet banorëve të Tiranës nga “Furnizuesi i Shërbimit Universal”, pjesë e grupit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë (OSHEE).

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se pas dekadash, tashmë në Laprakë funksionon zyra e re e Kujdesit ndaj Klientit për pagesat e faturave, kërkesa dhe ankesa, përmes sistemit online dhe shërbimit në sportele me dy turne, ora 08:00-20:00.

“Të motivuar për të ofruar shërbim dinjitoz për qytetarët”, deklaroi Balluku.

/a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.