COVID-19/ Testime serologjike për më shumë se 1300 mjekë e infermierë, pozitiviteti 8%

TIRANË, 21 maj/ATSH/ Testimet serologjike të mjekëve dhe infermierëve po vijojnë dhe deri tani në më shumë se 1300 të testuar pozitiviteti rezulton 8%.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi sot se, “po vijojnë testimet për grupet e rrezikuara”.

“Më shumë se 1300 të testuar, ku ka rezultuar 8% pozitiviteti, pra krijimi i antitrupave tek personeli shëndetësor i testuar deri tani”, tha Ministrja.

Manastriliu tha se “po vijon puna pa u ndalur në laboratorin e mikrobiologjisë në QSUT, për testimet serologjike të mjekëve dhe infermierëve, në vijën e parë të përballjes me COVID-19”.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.