Ballina Bota

HUNGARI – Mbyllen kampet e migrantëve në zonën e tranzitit

BUDAPEST, 21 maj /ATSH-AFP/ – Hungaria njoftoi sot se do të mbyllte kampet e migrantëve në zonat e tranzitit, pas një vendimi të fundit nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian.

“Zona e tranzitit ishte një zgjidhje që mbronte kufijtë e Hungarisë dhe vendimi, për të ardhur keq, i Gjykatës së BE-së e detyron Hungarinë që t’i eliminojë këto zona”,  theksoi në një konferencë shtypi, në emër të kryeministrit, Victor Orban, ministri i tij Gergely Gulyas, duke saktësuar se 280 persona do të transferoheshin në qendrat e pritjes./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Seanca plenare e Kuvendit, me protokoll sigurie ndaj COVID-19
Artikulli tjetërZguri: Reforma Zgjedhore duhet të kryhet një orë e më parë