Ballina Bota

COVID-19 – Serbia hap kufijtë për të huajt

BEOGRAD, 21 maj /ATSH-DPA/ – Qeveria serbe vendosi sot të hapë kufijtë e vendit për të huajt, të cilët do të paraqesin konfirmimin e testit për koronavirusin e ri ose do t’i nënshtrohen karantinës, njoftoi kabineti qeveritar.

Deri më tani, hyrja në Serbi për shtetasit e huaj ishte e mundur vetëm në raste të jashtëzakonshme.

Rregullorja e re do të hyjë në fuqi të premten.

Në kufi, udhëtarët do të marrin vetëm një fletë informuese mbi rreziqet nga pandemia e COVID-19.

Vendi shtrihet në rrugë të rëndësishme tranziti nga Europa Perëndimore në juglindje të kontinentit. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto/ Pogradec, rikonstruktohet plotësisht gjimnazi “Gjergj Pekmezi”
Artikulli tjetërTeatri duhej shembur shumë e shumë vite më parë, problemet në godinë që në vitin 1941