Meta: Të lirohen të arrestuarit e protestës

TIRANË, 20 maj/ATSH/ Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kërkuar sot që të lirohen të arrestuarit e protestës për prishjen e Teatrit Kombëtar.

“Të gjitha arrestimet, ndalimet dhe procedimet për mbrojtjen paqësore të teatrit kombëtar janë vetëm politike”, është shprehur Presidenti Meta.

Kreu i Shtetit ka theksuar se, “vetë operacioni për shembjen e tij ishte kryevepra e asgjësimit përfundimtar të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri”.

“Lironi të burgosurit politikë në Shqipërinë e 2020!”, ka theksuar Presidenti Meta.

/gj.mima/ /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.