Ballina Bota

IRLANDË – Anulohet maratona e Dublinit për shkak të COVID-19

DUBLIN, 19 maj /ATSH-AFP/ – Maratona e Dublinit, parashikuar më 25 tetor, u anulua për shkak të koronavirusit, njoftuan sot organizatorët duke theksuar se një rikthim në normalitet do të kërkonte muaj.

“Ne e dimë se kjo është jashtëzakonisht zhgënjyese për të gjithë vrapuesit”, deklaroi në një komunikatë drejtori i garës, Jim Aughney duke shtuar se e kishte marrë këtë vendim të vështirë në interes të shëndetit dhe mirëqenies së të gjithë atyre që ishin të përfshirë.

Gara mblodhi 22 500 pjesëmarrës vitin e kaluar.

Shumë ngjarje sportive janë anuluar për shkak të pandemisë COVID-19. E planifikuar fillimisht në 26 Prill, maratona e Londrës u shty në 4 tetor, tre javë para datës së asaj të Dublinit.

Irlanda filloi dje me lehtësimin e masave kufizuese, të vendosura në fund të muajin mars duke lejuar rihapjen e qindra dyqaneve si dhe parqeve, si dhe rikthimin në punë të atyre që e ushtrojnë profesionin në mjedisa të jashtme./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMinistri Mustafa: Fuqizojmë sektorin e bujqësisë
Artikulli tjetërRifillimi i mësimit për maturantët/ Aliaj në shkollat Bularat dhe Dervician, respektim i protokollit higjieno-sanitar