ROME, 18 maj /ATSH-DPA/- Rifillimi i stërvitjes së ekipeve për klubet në Serie A u shty pasi paneli shkencor i qeverisë italiane nuk miratoi me kohë udhëzimet për sportet në ekip.
Klubet kryesore italiane kishin propozuar më parë ndryshime në një protokoll të diskutueshëm të koronavirusit, i cili nuk u përfshi në një dekret kryeministror.
“Vlerësimi i komitetit shkencor (qeveritar) me siguri do të bëhet të hënën’’, theksoi ministri i Sporteve, Vincenzo Spadafora pasi mori dje dokumentin e modifikuar.
Federata Kombëtare e FIGC-së, mjekët e ekipeve dhe Serie A diskutuan dokumentin me komitetin pasi trajnimi individual u dha më 4 maj, dy muaj pasi kampionati u pezullua, me 12 ndeshje të mbetura./ /os/ a.jor.























