Ballina Flash

Puka, turizëm malor gjithëvjetor

TIRANË, 17 maj/ATSH/ Puka këtë sezon veror do të jetë në krye të listës së ofertave të turizmit malor që ofron Shqipëria.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi i cili ishte sot në Pukë ftoi të gjithë shqiptarët që këtë vit të vizitojnë Pukën si një mundësi e mirë pushimesh fal transformimeve që kanë ndodhur atje.

Ministri Klosi vizitoi dhe Qendrën e Turizmit dhe Zhvillimit Rural, një investim unikal për mbar vendin, e cila do të shërbej si një mundësi e mire, jo vetëm për zhvillimin e turizmit në tërësi, por dhe si një qendër e formimit professional për guidat turistike.

Bujtinave të zonës i shtohen dhe 10 të tjera këtë vit, fal një projekti të bashkisë për mbështetjen e disa familjeve që kanë adaptuar shtëpitë e tyre në bujtina për pritjen e turisteve.

Një vit më parë Puka priti 6000 turistë vendas dhe të huaj duke u renditur kështu ndër zonat më të vizituara të veriut shqiptar./a.gjonaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Plani i ri urban i Athinës shndërron qendrën në pedonale dhe ndalon qarkullimin e makinave
Artikulli tjetërFOTO/ Rikthimi i maturantëve në klasa, të gjitha shkollat gati