JERUZALEM, 17 maj /ATSH-AFP/ – Qeveria e Unionit e Benjamin Netanyahut dhe ish-rivalit të tij, Benny Gantz do të konkretizohet sot, theksoi kryeministri gjatë një fjalimi para parlamentarëve të mbledhur në Jeruzalem.
“Populli kërkon një qeveri uniteti dhe kjo është ajo që do të kenë ata sot”, theksoi Netanyahu, pak para një votëbesimi për qeverinë e unitetit parashikuar sot në Knesset, Parlamenti izraelit./ /ec/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.












