Ballina Bota

COVID-19 – Mbi 1,8 milionë të shëruar në gjithë botën

ANKARA, 17 maj /ATSH-AA/ – Numri i të shëruarve nga koronavirusi në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 1,8 milionë persona.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, që përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, deri tani 1 802 271 persona kanë arritur të fitojnë betejën kundër koronavirusit.

Vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë SHBA-ja (336 964), Spanja (192 253), Gjermania (152 600), Italia (122 810), Turqia (108 137), Irani (93 147), Brazili (84 970), Kina (78 219), Rusia (63 136) dhe Franca (61 066).

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës, COVID-19 u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi. Në të gjithë botën, kanë humbur jetën 311 400 persona, ndërsa janë regjistruar 4 696 927 raste. / /sara/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha thirrje qytetarëve: Dilni protestoni
Artikulli tjetërBalla: Shqipëria do ketë shumë shpejt një Teatër të ri Kombëtar dinjitoz