Ballina Bota

LUKSEMBURG – Rihapet kufiri me Gjermaninë

LUKSEMBURG, 16 maj /ATSH-DPA/ – Luksemburgu hapi kufirin rrugor me Gjermaninë, pas një mbylljeje dymujore për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Që nga e premtja në mesnatë, luksemburgasit dhe gjermanët mund të kalojnë pa patur nevojë të kenë një arsye të fortë.

Sipas policisë federale në qytetin Trier, janë rihapur 12 vendkalimet përgjatë kufirit dhe makinat nuk kanë nevojë të kalojnë më nëpër vendkalimet e monitoruara.

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn shprehu lehtësimin e tij.

“Erdhi koha që kjo të përfundonte”, shtoi ai./ /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 16/5/2020
Artikulli tjetërSHBA – Arrin në 87 493 numri i viktimave nga COVID-19, 1 680 në 24 orë