Ballina Aktualitet

Fjalë të çmuara/ Dita e sotme është sa dy të nesërme

TIRANË, 15 maj/ATSH/ “Dita e sotme është sa dy të nesërme”, janë fjalët e çmuara të zgjedhura nga Kryeministri Edi Rama për të nisur komunikimin me qytetarët këtë mëngjes.

Më këtë thënie të një prej etërve themelues të SHBA-së, Benjamin Franklin, Kryeministri Edi Rama përcolli një tjetër mesazh në rubrikën “Fjalë të çmuara”.

Shqipëria ka nisur lehtësimin gradual të masave kundër COVID-19, ndërkohë që këshilla kryesore e autoriteteve vijon të mbetet vetëndërgjegjësimi qytetar ndaj situatës, si dhe përgjegjësia që ka gjithsecili në këto kohë për të dhënë kontributin si qytetar për të shpëtuar veten, familjen e shoqërinë./m.m/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – EIT: Edhe 60 milionë euro të tjera në sfidën antiCOVID-19
Artikulli tjetërOperacioni humanitar/ Prefekti Aliaj për ATSH-në: 227 familje e pensionistë u ndihmuan me ushqime dhe barna mjekësore