Ballina Bota

COVID-19 – Greqia rihap disa linja ajrore dhe detare

ATHINË, 15 maj /ATSH-AFP/- Greqia njoftoi se do të fillojë rihapjen graduale të disa linjave detare dhe ajrore, në mënyrë që të lehtësojë kthimin e turistëve, nëse pandemia nuk merr përmasa shqetësuese në vend.

“Që nga e hëna, qytetarët do të jenë në gjendje të udhëtojnë nëpër territorin e Greqisë, të shkojnë në Kretë me varkë ose në ishullin Evia në rrugë tokësore”, njoftoi sekretari i Përgjithshëm i Mbrojtjen Civile, Nikos Hardalias.

Për transportin detar, pasagjerët duhet të plotësojnë një pyetësor mbi gjendjen e tyre shëndetësore, të mbajnë maskë, të masin temperaturën para se të hipin në bord dhe të respektojnë distancat e caktuara në anije të mbushura në 50% të kapacitetit të tyre.

Të njëjtat rregulla do të zbatohen edhe kur të rifillojnë linjat midis Italisë dhe Greqisë, si edhe për të gjithë ishujt e tjerë grekë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOperacionet humanitare/ Vetëm sot ndihma për 3 288 familje në nevojë e pensionistë të vetmuar
Artikulli tjetërBRUKSEL – KE paraqet planin për rimëkëmbjen ekonomike të BE-së