Ballina Flash

Rindërtimi/ Bashkia e Durrësit vendos shembjen e një pallati dhe 86 objekteve individuale

TIRANË, 14 maj /ATSH – I. Vata/ Bashkia e Durrësit ka vendosur sot në mbledhjen e këshillit bashkiak shembjen e një pallati të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe 86 banesave individuale, për t’i hapur rrugë rindërtimit.

Bashkia Durrës ka zhvilluar sot me mjete të komunikimit elektronik mbledhjen emergjente të këshillit bashkiak ku u morr vendimi për prishjen e disa objekteve të dëmtuar nga tërmeti.

“Miratohet vijimi i procedurave të prishjes së detyruar të pallatit nr. 14, zk nr. 8514, me nr. pasurie 1/362, bulevardi “Dyrrah”, Durrës, pallatit ndodhur në zk nr. 8513, me nr. pasurie 5/979/nd, rruga “Dalip Peza”, lagja nr. 17, si dhe 86 ndërtesave individuale, pronë private, të ndodhura në njësinë administrative Manëz, në zbatim të ekspertizave të thelluara të hartuara nga Instituti i Ndërtimit, Tiranë”, shprehet bashkia. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVIDEO-FOTO/ Seanca plenare e Kuvendit, me protokoll sigurie ndaj COVID-19
Artikulli tjetërZhvillimi i zonave ekonomike synohet të shtrihet në të gjithë vendin