BRUKSEL, 14 maj /ATSH-AFP/ – Komisioni Europian parashikon të prezantojë më 27 maj propozimin për planin e rimëkëmbjes për ekonominë europiane zhytur në recesion nga pandemia, theksuan sot disa zyrtarë të përfshirë në projekt.
“Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen thirri sot një takim me të gjithë komisionerët europianë, të lutur të ishin të pranishëm fizikisht në selinë e institucionit në Bruksel”, shtoi i njëjti burim.
Prezantimi i këtij plani, objektivi i të cilit është mobilizimi i të paktën 1 000 miliardë euro ishte njoftuar fillimisht nga Von der Leyen për më 6 maj.
Presidentja e Komisionit u detyrua ta rishikojë njoftimin e saj dhe shërbimet e saj po flasin që prezantimi i këtij plani do të bëhet në fund të majit.
Data 27 maj ose 28 maj është përmendur nga këto burime.
“Komisioni Europian ka nevojë për kohë”, ishte shprehur së fundi përfaqësuesi i një prej grupeve më të mëdha politike, shumë kritik mbi mënyrën se si von der Leyen po e drejton përgatitjen e këtij plani, duke e akuzuar se po kërkon të përjashtojë Parlamentin./ /ec/






















