TIRANË, 12 maj/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “po punohet për riatdhesimin e shqiptarëve nga kampet e Sirisë dhe shpresojmë të kemi rezultate së shpejti”.
“Kemi bërë atë që kemi bërë dhe më parë. Është një situatë shumë komplekse. Shpresojmë të kemi rezultate, por nuk mund të them asnjë gjë më shumë, se janë operacione të ndërlikuara dhe sensitive”, tha Rama.
Ai u shpreh se “jam shumë i vetëdijshëm për situatën”. “Kemi praktikisht të gjithë regjistrin e personave shqiptarë që gjenden në atë situatë dhe po punojmë. Shpresojmë të kemi rezultate së shpejti”, tha ai. /j.p/r.e/























